Skënderbeu me 2 mungesa. Ja si do rreshtohet ndaj Partizanit të Beogradit

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Në kërkim të fitores së parë në grupin B të Europa League. Ndaj Partizanit e Beogradit, Skënderbeu do të synojë tre pikët për t’u treguar të gjithëve se tashmë nuk është vetëm një skuadër që mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Korçarët do të tentojnë deri në ndeshjen e fundit të renditen të dytët në grupin B për t’u kualifikuar në raundin tjetër, por për të realizuar këtë mision të vështirë, Skënderbeu duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e kësaj të enjteje ndaj Partizanit të Beogradit, një sfidë shumë e ndierë kjo për të gjithë shqiptarët për vetë situatën politike që ekziston midis dy shteteve.

Skënderbeu po vazhdon përgatitjet për këtë takim kaq të rëndësishëm me trajnerin Ilir Daja që në stërvitjen e fundit u ka kërkuar lojtarëve të tij shpejtësi në pasime dhe presing kur topin ta kenë kundërshtarët. Pa dy emra të rëndësishëm si Gavazaj dhe Nimaga të cilët janë të dëmtuar, korçarët gjithsesi do të zbresin në fushë me një formacion sulmues.Në skemën 4-3-3 të Ilir Dajës e cila gjatë lojës mund të kthehet edhe në 4-2-3-1 për shkak të cilësive që zotërojnë futbollistët e Skënderbeut do të luajnë këta lojtarë.

Skënderbeu(4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Dita, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Sowe.

Skënderbeu – Partizani
Skenderbeu feston nje gol
Skenderbeu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.