Skënderbeu me mungesa, vijon përgatitjet anti Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënderbeu ka lënë pas ndeshjen ndaj Partizanit dhe është përqëndruar totalisht tek përballja e rradhës. Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa dhe ekipi ka zbritur sot në fushë për të nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e javës së 27-të ndaj Flamurtarit të Vlorës. Java e 27-të rezervon nje duel mjaft interesant, pasi kampionët do të presin në stadiumin “Skënderbeu” Flamurtarin e Vlorës. imageTakim i programuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00. Për këtë përballje trajneri Josa do të vuajë mungesën e 3 lojtarëve për arsye dëmtimesh dhe pezullimesh. Mesfushori Nimaga vuan nga një kontraktim, ndërkohë që Vangjeli dhe Osmani janë të pezulluar për shkak kartonësh. Trajneri Mirel Josa ka pasur kontigjentin e plotë edhe në stërvitjën e parë të javës me përjashtim të Kristi Vangjelit dhe Bakary Nimaga, nëse Vangjeli ka marrë leje për një ditë pushim më tepër për arsye familjare, mesfushori nga Mali nuk është ende gati për tu stërvitur me grupin.

Kristi Vangjeli
Kristi Vangjeli

Sipas fiziotërapistit të ekipit Jorgo Pantazi, Nimaga ka një kontraktim që do e mbajë larg stërvitjes edhe gjatë kësaj jave.Mesfushori do të stërvitet individualisht gjatë kësaj javë me vrapime te lehta dhe mendohet të bashkohet me grupin në fillim të javës së ardhshme. Kristi Vangjeli dhe Tefik Osmani do të mungojnë për shkak kartonash.Osmani u ndëshkua me kartonin e kuq pas golit të barazimit ndaj Partizanit ndërsa Vangjeli ka plotësuar numrin 3 të kartonavë të verdhë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.