Skënderbeu me shumë ndryshime ndaj Flamurtarit për shkak të Kombëtareve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ka ende kohë, pasi ndeshja luhet të mërkurën, por trajnerit Ilir Daja i duhet të bëjë ndryshime për transfertën me Flamurtarin, e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë.

Ndryshimi i parë i detyruar është në mbrojtje, ku Jashanica nuk do të jetë i gatshëm jo vetëm për ndeshjen e Vlorës, por edhe atë të javës së 11-të. Kështu, në krah të Radasit do të jetë njëri mes Osmanit dhe Alitit. Mund të jetë kosovari titullar në mbrojtje, pasi korçari mund të luajë në mesfushë.

Sabien Lilaj mund ta nisë nga stoli ndeshjen me Flamurtarin, pasi të martën kthehet nga grumbullimi me Kombëtaren për miqësoren me Turqinë. Vetëm nëse nuk luan asnjë minutë në këtë miqësore, ai mund të jetë titullar në Vlorë me Skënderbeun.

E hapur mbetet edhe çështja e sulmit, pasi Soue është i grumbulluar me Gambian dhe duhet parë gjendja e tij fizike pas kthimit në Shqipëri. Lodhja nga udhëtimi mund të bëjë që trajneri Daja ndoshta të hedhë në fushë nga minuta e parë Nesporin ndaj Flamurtarit. Fillimi i javës së ardhshme do ta qartësojë më shumë situatën, por mundësitë janë të mëdha që të shohim një Skënderbe me disa ndryshime në formacion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU