Skënderbeu, Merkato fut në “stres” Agostinelin

0
SHPËRNDAJE

agostineli prezantim

Te Skënderbeu tashmë janë në luftë me kohën dhe një gjë të tillë e di fort mirë edhe trajneri Andrea Agostineli.

Merkatoja është në 24 orët e fundit dhe normalisht fundi i saj është mjaft
impenjativ për klubin, aq më tepër kur në kampin e kampionëve në fuqi janë ende dy pista të papërfunduara. I pari në pritje është e ardhmja e Liridon Latifit. Mesfushori i grumbulluar aktualisht me Kombëtaren U-21 vijon të presë lajme për një transferim të mundshëm te Rostov, në kampionatin Rus. Ndërsa i dyti është Kristi Vangjeli që pritet
nga momenti në moment të mbërrijë ne Korçë, por vonesa e tij po sjell “irritim” te bardhekuqtë. Në pritje të lajmeve është edhe trajneri Agostineli, i cili ditën e djeshme ka theksuar se është ende në pritje të lajmeve që vijnë nga klubi dhe nga zyra e presidentit Takaj, por si duket kjo vonesë e lajmeve po e “streson” edhe italianin.

I pyetur në lidhje me të rejat e merkatos trajneri ngre supet dhe kërkon që të marrë informacione sa më shpejt të jetë e mundur, pasi edhe 24 orë kanë mbetur.

“Nuk e di akoma se çfarë do të ndodhë me merkaton. Sot është dita e fundit dhe normalisht duhet të ndodhë diçka, por për momentin nuk kam asnjë informacion as
për të ardhmen e Latifit, as për afrimin e Vangjelit që nën zë bëhet i sigurt. Por duhet të bëhen zyrtarizimet që të flitet me siguri dhe me bindje për tratativat. Normalisht duke qenë se mbeten edhe 24 orë deri në mesnatë diçka duhet të ndodhë patjetër dhe jemi në pritje të të rejave më të fundit. Ma merr mendja nesër mund të flasim më gjerësisht”,
përfundoi trajneri.  PanoramaSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.