Skëndërbeu mes ciklonit, portieri i Krusejdërs: Çudi që s’hetohet nga UEFA

0
SHPËRNDAJE

krsPavarësisht se korçarët i gëzohen kualifimimit, vazhdon të ngjallë dyshime e polemika humbja e çuditshme e Skënderbeut në Belfast ndaj Krusaders në dy minutat e fundit. E nuk janë vetëm tifozët shqiptarë që kanë dyshime, por gjithçja amplifikohet nga portieri i skuadrës irlandeze, Sean O’Neill. Ai përmes dy postimeve në profilin e tij në “Tëitter” akuzon skuadrën e Josës për trukim ndeshjeje. “Nëse nuk ka hetim nga UEFA, ky është problem. Vërtet ishte një shaka. Gjatë 10 minutave të fundit, unë kurrë nuk kam parë futboll të atillë!”, shkruante gardiani i kampionëve irlandezo-veriorë.

Ndërsa në portalin “hat-trick.fr” shkruhet tekstualisht: “Skënderbeu tashmë është i përfshirë në fiksimin e ndeshjeve. Në bazë të një hetimi të ESPN, klubi ka një pronësi shumë të errët, duke përfshirë dhe ish-ministrin e Financave të Shqipërisë, i akuzuar për falsifikim të llogarive të vendit të tij për borxhin e qeverisë…”. Me pak fjalë, megjithëse te vetë Skënderbeu duket sikur nuk ka ndodhur asgjë, mediat ndërkombëtare dhe irlandezo-veriorët e kanë bërë skandal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.