Skënderbeu/ Mici: Nuk më interesojnë zërat e merkatos

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Skënderbeut, Gledi Mici, ka mbetur i kënaqur nga barazimi kundër Partizanit të Beogradit, duke e pranuar se nuk ishte një ndeshje e lehtë.

“Sfidë e ekuilibruar, kemi vrapuar shumë, ndaj një rivali të fortë fizikisht. Tifozeria ishte e shkëlqyer, na ka mbështetur në çdo moment, ndaj jemi shumë të kënaqur dhe shpresojmë ta mbushin gjithnjë kështu stadiumin, jo vetëm ndaj Partizanit.

“A është problem fakti që jam i vetmi lojtar që përdor këmbën e majtë? Nuk është problem, ne kemi alternativa të mira nga krahët, edhe në krahun tim. Trajneri duhet pyetur për formacionin dhe vendosjen në fushë, por ne jemi shumë mirë, edhe Xhejms që luan i majtë jep maksimumin dhe shpesh shkon drejt portës kundërshtare.

“Përplasjet në fushë? Ishin normale, asnjë problem, me asnjë lojtar.

“Kundërshtarët? Dinamo Kievi na është dukur disi më lart, ndrysa Jang Bojs e Partizani duken aty-aty dhe ne nuk jemi inferiorë, ndaj do të luftojmë deri në fund.

“Vëzhguesit e Rizesporit në stadium? Nuk është diçka që më intereson në këtë moment, sepse jam i Skënderbeut dhe që sot mendoj për ndeshjen e të hënës ndaj Teutës”.

Mici

S'KA KOMENTE

Comments are closed.