Skënderbeu mposht Laçin, goli i mesfushorit Latifi vlen 3 pikët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15194496_1192283560809363_8755302410668363491_o

Skënderbeu arrin të marrë një tjetër fitore minimale në Kategorinë Superiore.

Kampionët në fuqi kanë arritur të mposhtin Laçin në transfertë me rezultatin 0-1, në një takim të vlefshëm për javën e 12-të. Skënderbeu dominoi pjesën e parë të takimit dhe i afrohet golit disa herë me Adeniyi, ndërkohë që sulmuesi në një moment goditi edhe shtyllën pingule.

Raste të rrezikshme edhe për lojtarët e tjerë si Salihi, Serginho dhe Mici, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Për vendasit tentuan të rrezikojnë Aquino e Musaj, por pa sukses.

Golin për të siguruar 3 pikët në këtë ndeshje e realizoi Latifi në minutën e 68′.

Takimi nis i shumë qetë për të dyja ekipet, teksa nuk është krijuar asnjë rast i rrezikshëm.

Duhej pritur minuta e 15-të që të shikonim rastin e parë të rrezikshëm që i takon Skënderbeut. Latifi kroson në zonë një top nga goditja e këndit në krahun e djathtë dhe Salihi godet rrezikshëm me kokë drejt portës, por portieri Vata arrin të largojë rrezikun.

Pas 5 minutash, Salihi kroson një top në zonë nga e djathta, por goditja me kokë e sulmuesit Adeniyi ndalet në shtyllë.

Eshtë përsëri Adeniyi në të të 27-tën, kur Adeniyi merr në kontroll një top të ardhur pas një goditjeje këndi dhe tenton portën, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

Skënderbeu mbetet në sulm dhe as 60 sekonda nuk plotësohen, dhe Salihi tenton me një goditje me kokë nga qendra e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

As Laçi nuk mbetet prapa dhe goditja e parë e serioze, nësë mund të jetë e tillë, në portën e Shehit vjen në të 30-tën.

Aquino tenton të rrezikojë portën e Skënderbeut me një goditje me kokë, por Shehi e kontrollon topin pa problem.

Në të 37-tën, Musaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi del jashtë mbi traun e portës.

Menjëherë pas këtij rasti, Aquino tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë afër me shtyllën.

Në fundin e pjesës së parë, Serginho tenton me një goditje diagonal nga brenda zonës, por topi devijohet në goditje këndi.

Fraksioni i parë mbyllet këtu, ndërsa i dyti nis sërish me Skënderbeun në sulm. Adeniyi tenton me një goditje me kokë, por portieri Vata është i vëmendshëm dhe kontrollon pa problem topin.

Pas një minute, Salihi tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Vata reagon në kohë duke larguar rrezikun.

Deri në të 63-tën, kalojnë në qetësi minutat, teksa mungojnë rastet e rrezikshme. Në këtë minutë, Adeniyi tenton me një goditje me kokë, por topi përfundon jashtë.

Ndërsa, në të 68-tën, Salihi kroson një top në zonë nga e majta dhe Latifi godet saktë me kokë për të kaluar korçarët në avantazh.

Ndeshja deri në fund nuk ka më histori, me Skënderbeun që administron shumë mirë avantazhin, ndërsa Laçi edhe pse u mbrojt me forca të shumta nuk mori as një pikë.

Javën e ardhshme, Laçi luan në transfertë me Kukësin, ndërsa Skënderbeu luan edhe ajo në transfertë me Luftëtarin në stadiumin “Gjirokastra”. /minuta90.com/

Laçi-Skënderbeu 0-1

Goli: Latifi 68’

Laçi (4-4-1-1): Vata, Musaj, Lulaj, Qaqi, Biba (Alechenwu 71’), Toska, Gjoni, Lipi, Lushkja (Kastrati 23’), Çelhaka, Aquino Tr: Ramadan Ndreu

Skënderbeu (4-4-1-1): Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Mici, Serginho, Mustafa (Orelesi 86’), Lilaj, Latifi, Adeniyi (Fukui 90’), Salihi Tr: Andrea Agostinelli

Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Denis Rexha, Denis Agaraj, Edvaldo Durmishi

Kartonë të verdhë: Biba 57’, Aquino 90’+1/ Osmani 55’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.