Skënderbeu mposht Teutën dhe ngjitet i dyti, presioni mbi Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së 33-të në transfertën e Durrësit ndaj Teutës me rezultatin minimal 0-1. Goli i korçarëve u shënua shpejt, që në minutën e 10′, nga një kombinim i mesfushorit Enis Gavazaj me sulmuesin James Adeniyi. Në fund të pjesës së parë mesfushori Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq duke e bërë më të thjeshtë punën e korçarëve që në pjesën e dytë humbën edhe shumë raste të pastra në kërkim të golit të dytë.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në vendin e dytë me 68 pikë, 1 më pak se Kukësi kryesues, ndërkohë që tashmë presioni kalon mbi Partizanin duke qenë se të dy rivalët e tyre për titull i fituan ndeshjet e tyre përkatëse. Nga ana tjetër, Teuta mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e 6 të renditjes. /minuta90.com/

Teuta-Skënderbeu 0-1

Goli: Adeniyi 10’

Teuta (4-1-4-1): Kastrati, Beqja, Sykaj, Markoviç, Kotobelli, Hila (Papa 67’), Çyrbja (Borshi 79’), Dita, Musta, Progni, Magani (Hasa 70’) Tr: Gugash Magani

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Muzaka 54’), Orelesi, Gavazaj (Plaku 63’), Adeniyi, Latifi (Karimi 90’+4), Salihi Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Denis Rexha, Denis Agaraj

Kartonë të verdhë: Hila 32’ / Orelesi 12’, Gavazaj 45’+1, Vangjeli 83’

Kartonë të kuq: Musta 45’+2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU