Skënderbeu mposht me vuajtje fatkeqen Tirana (Video)

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Tirana 2-1

Golat: Berisha 25′, Progni 85′ / Fukui Masato 2′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Arapi, Lilaj, Latifi, Shkëmbi, Berisha, Salihi, Olainka. Trajner: Mirel Josa.

Tirana: Frashëri, Smajli,Karan, Muça, Gërçaliu, Karabeci, Teqja, Lika, Bakaj, Fukui, Gilberto. Trajner: Shkëlqim Muça.

Arbitër: Andi Koçi (Durrës) Asistentë: Fatmir Lame, Erion Velo (Durrës) Arbitra porte: Remzi Sadiku, Fation Xhemalaj (Elbasan) Arbitër i katërt: Rudin Preca (Elbasan)

Komenti

10374905_917800624924326_5471105081127701735_n

Skënderbeu dhe Tirana janë përballur sot në Korcë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Në pjesën e parë u shënuan dy gola. Në fillim Fukui për Tiranën dhe më pas një eurogol. Në Lika humbet me portën e boshatisur. Nga ky aksion në vijim vendësit gjejnë golin e fitores ku Progni dërgon shifrat në 2-1 për Skënderbeun. Kjo fitore favorizon Skënderbeun dhe zhyt në krizë Tiranën, pavarësisht se bardheblutë janë përballur si të barabartë në fushën e kampioënve të Shqipërisë.
Pjesa e parë
Tirana e nis vrullshëm dhe është pikërisht japonezi Fukui që shënon me kokë një gol të bukur duke kaluar Tiranën në të 3’ 0-1 për Bardheblutë. Kur pritej kundërpërgjigja e Skënderbeut, vjen sërish një aksion surprizë i bardhebluve ku Fukui shkëputet i vetëm, Bakaj i lirë në të majtë, por japonezi tregohet egoist dhe vazhdon aksionin duke pasur një kontakt me një mbrojtës mik që konsiderohet i rregullt për arbitrin. Loja e Skënderbeut rritet ndjeshëm dhe Berisha godet me të majtën nga jashtë zone, diagonalia e tij është e bukur dhe e fortë, por jo e pakapshme, por me bashkëpunimin e portierit Frashëri, topi përfundon në rrjetë. Ndeshja barazohet 1-1. Për shumë minuta janë vendësit që komandojnë lojën, ndërkohë që Tirana kërkon të kundërsulmoj dhe Gilman Lika tenton dy herë nga jashtë zone, por pa suksesin e duhur. Dyshja sulmues e Skënderbeut në letër duket e frikshme, por nuk rezulton kështu në fushën e blertë, pasi Olainka dhe Salihi nuk gjen dot gjuhën e përbashkët.
Pjesa e dytë
Në fraksionin e dytë është Skënderbeu që tenton dhe ka kryfjalën në cdo aksion, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe pse Olainka ka një rast mjaftë të mië brenda zonës së rreptësisë, por e majta e nigerianit përfundon mbi traversë. Ndërkohë që sërish nga i njejti pozitiv, por duke ndryshuar protagonistët, kësaj herë nuk është Olainka, por Berisha që tenton me të majtën, por ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Ndërkohë që Tirana ndryshon, del Gilberto për Hoxhallarin dhe Fukui avancon, duke qenë menjëherë i rrezikshëm, tek sa shërbehet nga Gilman Lika dhe në një pozicion të favorshëm godet me kokë, por fare pak mbi traversë. Kundërpërgjigjet Salihi, që godet me kokë në pikën e bardhë të 11-metërshit, topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës së Frashërit. Tirana rrezikon të pësoj golin e dytë, teksa Berisha godet nga e jashtë zone në të majtë dhe topi stampohet në traversë. Skuadra e Tiranës kundërsulmon nga e majta me Fukui që shërben për Likën që me portën e boshatisur godet jashtë kuadratit. Ligji i pashkruar i futbollit del në skënëe teksa Arapi kroson nga e majta dhe Progni godet me kokë, topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe përfundon në rrjetë. 2-1 në favor të Skënderbeut kur duhen edhe rreth 7 minuta të përfundoj koha e rregullt. Në fund trajneri Muca luan edhe kartën “Kadriu” në vend të Gërcalliut që me syrin e enjtur s’mund të vazhdoj. Kundërpërgjigjet Josa, largon Salihin për brazilianin Esquerdinha. Ndërkohë që largohet edhe Gilman Lika në vend të tij Dorian Kërciku. Me të gjitha tentativat e bardhebluve, ndeshja mbyllet me fitoren e Skënderbeut, edhe pse Tirana zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë dhe ndeshja mund të kishte një tjetër rezultat nëse Gilman Lika s’do të kishte humbur rastin fatal që më pas solli edhe golin e Skënderbeut me anë të Prognit.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.