Skënderbeu nderon futbollin shqiptar, fitore dhe kualifikim ndaj milionerëve të Kairatit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu është kualifikuar në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Korçarët morën një fitore të madhe në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e kthimit të turit të dytë ndaj kazakëve të Kairatit duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Mesfushori Sabien Lilaj kaloi Skënderbeun në avantazh në minutën e 50′, por rrezikoi çështjen e kualifikimit pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të. Megjithatë çdo gjë u qetësua në minutën e 83-të kur sulmuesi Sebino Plaku shënoi golin e dytë. Në minutën e 86-të u barazuan forcat në fushë teksa edhe Arzo la Kairatin me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq për një gjest anti-sportiv ndaj mbrojtësit Kristi Vangjeli.

I pranishëm në stadiumin e Korçës ishte edhe trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku. /minuta90.com/

Skënderbeu-Kairat 2-0

Golat: Lilaj 50’, Plaku 83’

Skënderbeu (4-1-4-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Muzaka 71’), Taku (Dita 90’), Nimaga, Lilaj, Latifi, Adeniyi (Plaku 46’) (në dispozicion: Teqja, Gavazaj, Gripshi, Shkodra) Tr: Ilir Daja

Kairat (4-2-3-1): Pokatilov, Akhmetov (Iliçeviç 69’), Arzo, Bateau, Suyumbayev, Kuat, Elek, Isael (Anene 78’), Islamkhan, Arshavin, Gohou (në dispozicion: Plotnikov, Rudoselskiy, Bakayev, Turysbek, Baltabaev) Tr: Kakhaber Tskhadadze

Gjyqtarë: Jens Maae, Henrik Larsen, Elvis Boriç, Jorgen Burchardt

Kartonë të verdhë: Lilaj 28’, 75’ / Elek 58’, Kuat 90’

Kartonë të kuq: Lilaj 75’ / Arzo 86’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.