Skënderbeu ndërpret pushimet, gati një miqësore

0
SHPËRNDAJE

Superiroja/ Skuadra e Skënderbeut nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa dhe asistentit Arben Asllani, ekipi ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e javës së 28-të ndaj Vllaznise tek anekset e stadiumit “Skenderbeu”.Pas nxehjes dhe ushtrimeve fizike dhe aerobike, futbollistet kane zhvilluar nje ndeshje brenda grupit.

imageTrajneri Mirel Josa e ka pasur kontigjentin e plotë gjatë seancës së sotme stërvitore me përjashtim të 3 lojtarëve të grumbulluar me ekipet Kombëtare, Orges Shehi, Liridon Latifi dhe Bruno Lulaj. Stafi teknik ka dashur të shfrytezojë në maksimum periudhën e gjatë të pushimeve për shkak të ndeshjeve të Kombëtares ndaj ka kërkuar nga drejtuesit “azhornimit” e një takimi miqësor . Tekniku bardhekuq do të ketë mundesi të provojë idetë e tij për ndeshjen e radhës ndaj Pogradecit, takim i cili do të zhvillohet nesër, 26 mars në orën 14:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.