Skënderbeu/ Në Beograd për 3 pikë. Daja me 4-3-3

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Po afron ndeshje me Partizanin e Beogradit në Europa League dhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka të qartë se si do të luajë skuadra e tij në këtë transfertë, duke përjashtuar ndonjë të papritur të minutës së fundit.

Trajneri i korçarëve do të luajë me skemën 4-3-3, ku në prapavijë, përpara kapitenit Shehi, do të luajnë Vangjeli dhe Mici në krahë dhe Radas e Jashanica në qendër. Osmani mendohet ta nisë nga stoli, ndërsa në të kundërt skema ndryshon dhe kalohet në 4-1-4-1.

Risia në Beograd do të jetë Enis Gavazaj, ose “Zoro”, siç po e thërrasin tashmë, për shkak të maskës që mban në fytyrë, pas rikthimit nga dënimi që pësoi në ndeshjen me Young Boys. Kosovari do të luajë në të djthtë të sulmit, ku bëjnë pjesë gjithashtu Xhejms dhe Soue.

Gavazaj
Enis Gavazaj ,Skenderbeu

Në mesfushë, përveç Lilajt, do të luajnë Muzaka dhe Taku. Ky i fundit deri tani është aktivizuar si sulmues i djathtë, por edhe në mesfushë, siç do të luajë edhe në Beograd. Trajneri Daja nuk ka të gatshëm për këtë ndeshje vetëm mesfushorin Dita të dëmtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.