Skënderbeu në “Botën e Çudirave”!

0
SHPËRNDAJE

11753718_889427977761591_4708969813363113041_n

Crusaders – Skënderbeu 3-2
Golashënues: O’Flynn 50′, Snoddy 90+2′, Mitchell 90+ 3′/ Berisha 69′, Latifi 77′
Formacionet
Crusaders: O’Neill, Bruns, Coates, Robinson, McClean, Mitchell, Caddell, Snoddy, O’Flynn, Owens, Carvill.

Trajner : S.Baxter
Skënderbeu: Shehi, Arapi, Jashanica, Radas, Vangjeli, Nimaga, Shkëmbi, Berisha, Latifi, Salihi, Esquerdinha.

Trajner : M.Josa

Gjyqtar : C.Nicolaides

Skënderbeu ja del të kalojë në turin tjetër të Champions League edhe pse humbet në ndeshjen e kthimit kundër irlandezo-veriorëve. Korçarët nuk e vunë asnjëherë në diskutim kualifikimin në turin e ardhshëm edhe pse në fund të takimit pësuan 3 gola në mënyrë të pabesueshme. Pjesa e parë ishte e qetë por korçarët ja ndërlikojnë jetën vetes në minutën e 11-të kur mbrojtësi Renato Arapi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër. Edhe pse me 10 lojtarë Skënderbeu nuk e ndjen inferioritetin dhe ndeshja vazhdon me të njëjtin ritëm. Crusaders sulmon por nuk arrin të shënojë dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0.

11781718_889427994428256_3081202625315042537_n
Me të filluar pjesa e dytë Crusaders bëhet shumë më tepër kërkues dhe në minute e 50-të arrin të gjejë golin e avantazhit me anë të O’Flynn. Pas pësimit të golit korçarët transformohen dhe hidhen në sulm dhe kërcënojnë disa herë  portën e irlandezo-veriorëve. Në minutën e 69-të Bernard Berisha arrin të shënojë duke barazuar rezultatin në 1-1. Goli i Berishës i jep zemër Skënderbeut dhe pas 8 minutash gjen golin e dytë me anë të Latifit. Minutat e fundit dukej sikur gjithçka do të mbyllej me një fitore të Skënderbeut por në fund të takimit ka ndodhur ajo që edhe tifozi më optimist i Crusaders nuk do të imagjinonte. Crusaders arrin të shënojë dy gola në dy minuta lojë, pikërisht në minutat shtesë të takimit, fillimisht me anë të Snoddy në minutën e 92-të dhe me Mitchell në minutën e 93-të. Pavarësisht këtyre golave surprizë korçarët nuk e vunë në diskutim kualifikimin, kjo edhe falë dy golave të shënuar në transfertë. Ujqërit i presin kampionët e Milsamit në turin tjetër dhe grupet e Ligës së Kampionëve ose më e pakta Europa League janë më afër…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.