Skënderbeu në kërkim të 1 portjeri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Orges Shehi është tashmë drejt fundit të karrierës dhe Skënderbeu ka nisur të lëvizë për të zëvendësuar kapitenin e skuadrës.

Bledar Hajdini është alternativa kryesore që po vëzhgohet nga krerët e skuadrës korçare. Portieri 19-vjeçar i Trepça ’89 konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në Kosovë dhe me skuadrën që pretendon titullin këtë sezon, ai ka bërë paqitje shumë pozitive.

Hajdini ka lindur në Gjermani, i gjatë 191 centimetra dhe në Kosovë shihet edhe si pasues i Ujkanit në portën e përfaqësueses.

Duket ditur marrdhëniet shumë të ngushta që ka Skënderbeu dhe Trepça ’89 nuk është aspak çudi që portieri 19-vjeçar të mbërrijë në Korçë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.