Skënderbeu në vazon e parë, ja kundërshtarët e mundshëm në Champions

0
SHPËRNDAJE

imageSkuadra e Skënderbeut vijon të pësojë rritje të mëdha pas sukseseve të saj të shumta në kampionat, por edhe falë pjesëmarrjes në Europa League në sezonin që sapo lamë pas. Pas fitimit të titullit kampion për të 6-tën herë rradhazi në Shqipëri, ekipi korçar do të ketë sërish të drejtën për të marrë pjësë në fazën eliminatore për Champions League.

Këtë rradhë bardhekuqtë do të jenë në vazon e parë teksa shtohen akoma më shumë shanset që kampionët e Shqipërisë të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar ku arritën të merrnin pjesë në grupet e Europa League.

imageNë këtë mënyrë në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me klube të tilla si Red Bull Salzburg, Celtic Glasgoë, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia e Varshavës, Dinamo e Zagrebit, Ludogorets, Fc Copenghagen, Qarabag etj. Për nga koeficenti Skënderbeu pozicionohet në vendin e 12-të teksa lë pas edhe një emër të madh si kampionia e Serbisë, Crvena Zvezda, duke qenë në fazon e quajtur si favorite.

Kundërshtarët e mundshëm për Skënderbeun në ruandin e dytë paraeliminator të Uefa Champions League mund të jetë një prej 4 skuadrave që do të kualfikohen nga ruandi i parë por edhe ekipe të tilla si Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders me të cilët Skënderbeu u ndesh edhe vitin e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.