Skënderbeu, Nimaga rinovon deri në vitin 2019

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në pritje të përforcimeve gjatë merkatos së Janarit, Skënderbeu realizon blerjen e parë në shtëpi. Klubi korçar njoftoi zyrtarisht rinovimin e mesfushorit Bakary Nimaga. Klubi 7 herë kampion dhe lojtari gjetën akordin për zgjatjen e kontratës edhe me 2 vjet e gjysmë, deri në Maj të vitit 2019. Nimaga pozoi duke shtrënguar duart me presidentin Takaj.15380675_1205147612856291_4348188786727569115_n

Një lëvizje e goditur për Skënderbeun, që blindon një prej elementëve më të vyer dhe më të kërkuar në merkato. Kjo për faktin se kontrata e 22-vjeçarit nga Mali përfundonte në fund të këtij sezoni dhe klubi evitoi largimin e tij me parametër zero. Bakary Nimaga është transferuar në Korçë prej Janarit të vitit 2013, duke marrë një rol protagonisti në skuadër, ndërsa ka fituar edhe katër tituj kampion të Shqipërisë, nga 6 trofetë radhazi të ngritur nga Skënderbeu.

Mes trofeve të tjerë të fituar nga mesfushori me bardhekuqtë janë edhe dy Superkupa të Shqipërisë, ku në finalen e vitit 2014 përballë Flamurtarit ai realizoi edhe golin e triumfit. Tjetër moment mjaft i rëndësishëm në aventurën e Nimagës te Skënderbeu ka qenë edhe goli i realizuar në fitoren 3-1 përballë Sportingut të Lisbonës në fazën e grupeve të Europa League, gjatë edicionit 2015–’16.

Në këtë sezon, lojtari nga Mali është penalizuar nga dëmtimet, duke u aktivizuar vetëm në 8 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol, atë të fitores minimale përballë Teutës më 12 Tetorin e kaluar./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.