Skënderbeu njeh kundërshtarin e rradhës, Dinamo Zagreb

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skënderbeu është njohur me kundërshtarët e rradhës në Champions League. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vuri ekipin kampion të Shqipërisë përballë kampionëve të Kroacisë, Dinamo Zagreb. Një short jo i lehtë ky për korçarët, që edhe më parë i druheshin përballjes me ekipin kroat, por që tashmë do të duhet të masë forcat me ta. Skënderbeu ndodhet në turin play-off, dhe tashmë vetëm një ndeshje e ndan nga faza e grupeve të Champions League, por gjërat tani vështirësohen se kundërshtari i rradhës është super favorit përballë korçarëve. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 18/19 gusht, dhe ndeshjet e kthimit në datat 25/26 gusht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.