Skënderbeu njihet me arbitrin e ndeshjes me Beshiktash

0
SHPËRNDAJE

Tanas Bognar
Tanas Bognar
Europa League/ Skënderbeu është njohur më në fund edhe me arbitrin që do të vendosë drejtësinë në ndeshjen përballë ekipit të Beshiktash. Ai do të jete 36-vjeçari hungarez, Tamas Bognar. Do të jetë pikërisht ky që do të drejtojë ndeshjen historike në debutimin e Skënderbeut në një kompeticion Europian futbollistik. Tamas Bognar njihet si një arbitër që i “pëlqejnë” shumë kartonat, dhe që nuk kursehet në dhënien e tyre. Vetëm në ndeshjen e fundit në kampionatin hungarez, Debrecen-MTK ka dhënë plot 11 kartonë, 9 të verdhë dhe 2 të kuq. Ai është pjesë e FIFA-qysh nga viti 2009, dhe deri tani ka drejtuar mjaft ndeshje ndërkombëtare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.