Skënderbeu nuk fal, Vllaznia prek fundin

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia – Skënderbeu 0-1

Vllaznia: Dragojevic, Arbri, Cicmil, Haxhaj, Marku, Krymi, Hadzibulic, Shtubina, Ahmeti (Dyca 57′), Bardulla, Cinari. Trajner: Luan Zmijani

Skënderbeu: Shehi, Ademir,Jashanica, Arapi, Abazi, Nimaga (Shkëmbi 69′), Lilaj, Berisha, Progni (Esquerdinha 85′) , Salihi (Hristov 19), Olainka.

Trajner: Mirel Josa

Golat: Arapi 15′

Kartonë të verdhë: Arbri 13′, Shtubina 87′,

Ka mjaftuar një gol i Renato Arapit në pjesë e parë që Skënderbeu të marrë fitoren e dytë rradhazi ndaj Vllaznisë. Një fitore e merituar kjo përballë shkodranëve, pasi korçarët ishin ata që krijuan më shumë raste përballë një Vllaznie e cila duket në vështirësi këtë sezon. Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Mirel Josa arrin të kapë kreun e renditjes me pikë të plota pas dy javësh, duke e ndarë me ekipin e Teutës këtë pozicion. Ndeshja e luajtur në Pukë tregoi edhe njëherë se Skënderbeu është ekipi për t’u mundur këtë sezon, pavarësisht dy fitoreve ke rezultat minimal në këto dy javë të para.

image
Pjesa e parë
E ka nisur mjaft mirë ndeshjes ekipi i Skënderbeut që e ka dominuar krejtësisht fraksionin e parë të lojës, që e mbylli edhe në avantazh. Menjëherë korçarët shfaqen të rrezikshëm përpara portës më anë të Prognit, por ky i fundit godet jasht vetëm 5 metra larg portës. Olainka duket i papërmbajtshëm në këto minuta të para teksa merr mjaft inkursione nga krahët, me mbrojtësit shkodranë që e kanë të vështirë t’a ndalin.

Goli nuk do të vononte shumë, pasi në minutën e 15′ Renato Arapi do të kalonte në avantazh ekipin e Skënderbeut. Pas një goditje dënimi nga krahu i djathtë i sulmit, Progni kroson në zonë dhe aty Arapi nuk fal, duke e dërguar topin në rrjetë. Pas golit bardhekuqtë e kanë më të lehtë të administrojnë lojën. Në minutën e 18′ Hamdi Salihi detyrohet të lërë fushën. Sulmuesi shkodran pëson një tërheqe në kofshë, dhe trajneri Josa e zëvëndëson duke hedhur në fushë bullgarin Ventsislav Hristov. Minutat në vijim flasin sërisht për Skënderbeun që dominon krejtësisht lojën, teksa Vllaznia është e padukshme në fushë aq sa Shehi qëndron gjatë gjithë kohës si spektator. Pavarësisht se korçarët kërkuan me ngulm të shënonin edhe golin e dytë, pjesa e parë do te mbyllej me fitoren minimale të miqve falë golit të Arapit, pasi rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan siç duhet.

Pjesa e dytë
Edhe fraksioni i dytë i lojës nis më mirë për kampionët, teksa vihen menjëherë në kërkim të golit të qetësisë. Është Bernard Berisha që provon me një gjuajte nga distanca por ka reaguar mjaft mire duke e dërguar topin në këndore. Duket se Skënderbeu do të dominojë sërisht, por edhe ekipi i Vllaznisë “zgjohet” nga gjumi që ishte në pjesën e parë, teksa lufton për çdo top tashmë. Loja bëhet më e fortë se në pjesën e parë, teksa trajnerët respektivë kryejnë zëvëndësime në rradhët e tyre. Zmijani hedh në fushë Dycën për Ahmetin, ndërsa Josa heq Nimagën dhe fut në lojë kapitenin Bledi Shkëmbi.

Pavarësisht një loje të fortë, janë sërisht miqtë që kanë një shans të artë për të dyfishuar rezultatin. Berisha merr një inkursion nga e majta dhe fut një top drejt zonës, por aty Lilaj godet menjëherë dhe topi devijohet në goditje këndi. Për shumë minuta loja zhvendoset në mesfushë, ku të dy trajnerët përqëndruan forca të shumta. Deri në fund të takimit nuk ka patur më raste për t’u shënuar. Loja vijoi pa ndonjë rrezik në portat respektive. Skënderbeu kështu merr fitoren e dytë rradhazi në po kaq javë dhe sërisht me rezultatin 1-0 për të qënë me pikë të plota pas dy javësh kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.