Skënderbeu nuk ka apeluar në Cas? Çfarë po ndodh me korçarët

0
SHPËRNDAJE

Çfarë po ndodh me Skënderbeun? Ose më saktë, çfarë po ndodh me UEFA-n? Pse FSHF hesht, pse nuk ka asnjë lajmërim zyrtar? Pse informimi i vetëm ka ardhur nga zyrat e klubit kampion të Shqipërisë? Rrjeta.al raporton se ka kontaktuar FSHF-në dhe, një nga zyrtarët që u përgjigj, pasi të gjithë janë në Francë, shpjegoi se “nuk mund të sqarojmë asgjë, pasi UEFA duhet të na nisë një email zyrtar, gjë që nuk e ka bërë”.

Skenderbeu duke festuar titullin kampion.
Skenderbeu duke festuar titullin kampion.

Por, ditë më parë, u shfaq email që ka shkuar në zyrën e skuadrës korçare, pra përjashtimi nga Europa për një vit, një vendim që i përkiste majit dhe 4 orë përpara ndeshjes Skëndebeu-Partizani. Sërish klubi kampion ishte ai që informoi në gjithë këtë “errësirë” të turpshme.

Pse askush nuk shpjegon çfarë po ndodh? Nëse futeni në adresën zyrtare të UEFA-s dhe klikoni tek vendimet e Komisionit të Disiplinës, ku përfshihen edhe ato për ndeshjet e trukuara apo aluduara, nuk ka asnjë vendim mbi Skënderbeun.
Asnjë! Jo vetëm kaq,po për të konfirmuar se gjithçka funksionon siç duhet, ndeshja e fundit nën hetim është ajo mes Rusisë dhe Anglisë, për incidentet e tifozëve rus në stadium, pra duke përfshirëe dhe federatën ruse të futbollit.
E ndërsa Skënderbeu njoftoi se ka dorëzuar dokumentat për CAS/TAS mbi penalizimin në Europë dhe vendimin e Disiplinës në UEFA (“Rrjeta” shkruajti e para edhe për kontaktin me avokatin që mbrojti Shqipërinë, pra Antonio Rigozzi), kemi kontaktuar në rrugë zyrtare dhe nëpërmjet email me këtë instutucion të pavarur nga UEFA dhe FIFA.
Pasi i kemi pyetur nëse ka një ankimim të arkivuar dhe regjistruar për t’u proçeduar, përgjigjia ka qenë e papritur:

“Kemi kontrolluar të dhënat tona dhe nuk kemi asnjë proçedurë arbitrazhi në lidhje me çështjen të cilës i referoheni”.
Praktikisht, do të thotë që Skënderbeu ende s’ka dorëzuar dokumentat në CAS. Ndryshe, nuk ka shpjegim tjetër. Çështja mbështillet më shumë nga një vello misteri.
E të mendosh që në datën 20 qershor, në Nyon, do të hidhet shorti për turin e parë dhe të dytë të Champions League. Deri tani, në Wikipedia, tregon se Skënderbeu është përjashtuar nga Europa dhe Partizani i vendit të dytë i ka marrë vendin /Rrjeta.al/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.