Skënderbeu nuk pyet për aleanca!

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu hesht “gojët e liga”. Korçarët janë kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi kanë fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Laçit.

Një gol i mesfushorit Enis Gavazaj në minutën e 58′ u mjaftoi kampionëve në fuqi për t’u bërë pjesë e 4 ekipeve më të mira të trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend. Ndeshja e parë në Laç kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

Takimi nis i qetë, ndërsa rasti i parë regjistrohet në minutën e 28-të. Vangjeli kroson në zonë nga e djathta dhe Salihi tenton me një goditje me kokë, por topi kontrollohet nga portieri Selmani.

Pas 3 minutash, Mensah tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por portieri Shehi arrin të largojë rrezikun, edhe pse me vështirësi.

Kur po kronometrohej e 35-ta, Musaj tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por Shehi grushton topin duke larguar rrezikun.

Në fundin e pjesës së parë, Musaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me një rast në minutën e 52-të. Serginho humb një rast të artë për gol duke goditur shtyllën edhe pse i vetëm përballë portierit Shehi të dorëzuar.

Të dy trajnerët, si Ilir Daja, ashtu edhe Bledar Sinella, kryejnë zëvëndësimet e tyre, ndërsa në minutën e 58-të Skënderbeu kalon në avantazh. Latifi i ndodhur në krahun e majtë të zonës pason në qendër për mesfushorin Gavazaj dhe ky i fundit godet saktë duke e dërguar topin në rrjetë.

Në të 73-tën, Vangjeli fut një top të rrezikshëm në zonë nga e djathta, por Salihi nuk arrin ta shtyjë në rrjetë edhe pse shumë pranë portës.

Rasti i fundit i ndeshjes vjen në minutën e 78-të, kur Salihi ka një rast të mirë teksa futet në zonë pasi lë pas mbrojtësit e Laçit, Qaqi dhe Gjoni, por goditja e tij me të majtën ndalet në traversë.

Lojë emocionuese deri në fund, por gjithçka mbyllet 1-0 në favor të Skënderbeut, që kalon më tej në Kupën e Shqipërisë. /minuta90.com/

Skënderbeu-Laçi 1-0

Goli: Gavazaj 58’

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Orelesi, Osmani (Predescu 57’), Lilaj, Gripshi (Gavazaj 54’), Latifi, Salihi (Nimaga 80’) Tr: Ilir Daja

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Fangaj (Çelhaka 64’), Qaqi, Gjoni, Shala, Musaj, Vucaj, Lushkja (Dema 86’), Nika (Kanapari 55’), Serginho, Mensah Tr: Bledar Sinella

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartaraj, Fatmir Lamaj, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Orelesi 65’, Lilaj 82’ / Fangaj 41’, Vucaj 72’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.