Skënderbeu nuk shihet favorit nga bastet. Ja koefiçentët për ndeshjen e sotme

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Përveç ndeshjeve me kundërshtarin nga Andorra, Sant Julia, ku ishte favorit, Skënderbeu në çdo rast tjetër ka qenë në rolin e sfidantit, sepse favorit ka qenë kundërshtari.

Ka ndodhur kështu me Kairat Almaty, me Mlada Boleslav dhe me Dinamo Zagreb, por në të tre rastet janë kualifikuar korçarët. Madje, në ndonjë rast fitorja e kundërshtarit kuotohej edhe me koeficientin 1.15, por Skënderbeu ka thyer çdo parashikim, duke marrë rezultate pozitive.

Megjithatë, kompanitë e basteve mbeten skeptike ndaj korçarëve dhe edhe për ndeshjen e sotme favorizojnë skuadrën zvicerane të Jang Bojs, edhe pse jo shumë. Fitorja e miqve kuotohet 1.85, kurse ajo e Skënderbeut 4.55.

Koeficientët për ndeshjen e sotme

Skënderbeu – Young Boys

1         x        2

4.55      3.45     1.85

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU