Skënderbeu nxjerr në tregë biletat për sfidën me Partizanin e Beogradit

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka njoftuar në faqen zyrtare ne “facebook” për daljen në tregë të biletave për sfidën me Partizanin e Bogradit.

Njoftimi i Skenderbeut

Të enjte, 19 Tetor, ora 21:05, Ujqërit presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Partizanin e Beogradit. Takim i vlefshëm për fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Skënderbeu

Ujqërit në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën europiane.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna G dhe C – 500 Lekë
Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë
Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë
Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë
Tribuna B3 – 3000 Lekë
Tribuna VIP – 6000 Lekë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.