Skënderbeu pa Plakun ndaj Bylisit

0
SHPËRNDAJE

Sebino Plaku
Sebino Plaku

Superiorja/ Pas disa ndeshjeve shumë të mira në kampionat, Sebino Plaku do të jetë i detyruar të ndalet për sfidën që Skënderbeu do të ketë këtë fundjavë ndaj Bylisit. Sulmuesi i korçarëve ka pësuar një kontraktim në kofshë dhe për këtë gjë ai pritet të mungojë në ndeshjen e rradhës. Edhe pse në ndeshjet e fundit ai është aktivizuar në pjesët e dyta, ka qenë një faktor i rëndësishëm në kthimin e lojës nga ana e të bardhekuqve në disa situata. Plaku pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Laçit. Eko e kryer ka nxjerrë një tërheqje në këmbën e djathtë. Si pasojë Plaku do të mungoj me shumë mundësi në dy ndeshjet e rradhës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.