Skënderbeu-Partizani, “luftë” për mesfushorin e kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Odise Roshi është një objektiv i arritshëm për skuadrat e elitës në kampionatin tonë. Duke parë hapësirat e pakta të tij në rradhët e Rijekës, por edhe faktin e rritjes së nivelit të Skënderbeut apo ndonjë skuadre tjetër, nuk është tabu rikthimi i fierakut në kampionatin tonë. Zërat janë të shumtë për një afrim të tij në rradhët e Skënderbeut. Nuk do të dukej dicka e paarritshme, plus që largimi i Berishës ende nuk është plotësuar. Lojtarët e afruar deri tani s’kanë bindur. Roshi ka ende karrierë përpara dhe nëse afrohet tek Skënderbeu padyshim me anë të performancave në kupat e Europës do të ketë një mundësi të mirë të rikthehet në qendër të vëmendjes.

Partizani - Skenderbeu dhe dy kapitenet Alban Hoxha dhe Bledi Shkembi
Partizani – Skenderbeu dhe dy kapitenet Alban Hoxha dhe Bledi Shkembi

Problem qëndron fakti se moralisht një trajner kombëtareje, qoftë De Biasi, apo dikush tjetër, sado që nuk e thot haptazi, në mendjen e tij e paragjykon një lojtar të kampionatit tonë. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për Roshin për të mos luajtur në kampionatin tonë. Megjithë modestin e kampionatit tonë, Skënderbeu nuk është hapa pas Rijekës, arritjet e tregojnë dicka të tillë, pasi skuadrën kroate se kemi parë të shkëlqejë ndonjëherë në arenën Europiane. As në Kroaci s’po arrinë të bëjë diferencën si në kampionat edhe në kupën e këtij shteti.

Ndërkohë që në merkaton e kaluar emri i Odise Roshit është përfolur në rradhët e të kuqve, të cilët nuk preferojnë të ngelin pas në interesimin e tyre për Roshin. Duket se gara do të vazhdoj jo vetëm për titullin kampion midis dy skuadrave rivale, por një titull më vete do të jetë edhe merkato verore, e cila sipas parashikimeve, pritet të jetë shumë e nxehtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.