Skënderbeu – Partizani ose sulmi më i dobët kundër mbrojtjes më të fortë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu dhe Partizani përballen të enjten në Korçë. Të dyja këto skuadra ndodhen me pikë të barabarta, tre pikë pas Kukësit kryesues.

Korçarët kanë shënuar 16 gola në 17 javë kampionat dhe është skuadra me sulmin më të dobët ndër 4 ekipet kryesuese në Superligë ndërkohë që përballet me Partizanin, i cili ka pësuar vetëm 4 gola deri më tani. Partizani ka edhe mbrojtjen më të mirë nga 4 ekipet kryesuese të kampionatit.

Ujqërit nuk kanë arritur të shenojnë të paktën një gol në ndeshje mesatarisht, ç’ka tregon edhe për problemin që ka ofensiva e tyre. Sulmuesit nuk po kalojnë një formë të mirë dhe kjo shpjegon thatësirën e golit që po kalon skuadra korçare këtë sezon. Salihi dhe James nuk po arrijnë të jenë vrasës para portës si sezonet e kaluara.

Partizani ndërkohë njihet si skuadër e vendosur mirë në mbrojtje dhe ky sezon po e tregon më së miri këtë. Mbrojtësit nuk po tolerojnë asnjë moment ku së bashku me portierin Hoxha kanë statistika të një prapavije shumë efikase.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.