Skënderbeu – Partizani / Skuadrat kanë nga një mungesë në formacion

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënderbeu pret të shtunën në Korçë Partizanin, teksa kjo është ndeshja që do të marrë vëmendjen kryesore këtë javë për shkak të rivalitetit mes këtyre dy skuadrave.

Si trajneri Daja, ashtu edhe Juliano do të kenë mungesa të rëndësishme në organikën e tyre për këtë sfidë. Gjithsesi për ta alternativat nuk mungojnë.

Kështu, për Skënderbeun nuk do të jetë i gatshëm Tefik Osmani, një “ish” i të kuqve, ndërsa për Partizanin do të mungojë edhe këtë javë Arbnor Fejzullahi.

Të dy lojtarët janë të rëndësishëm për ekipet respektive, por janë të detyruar ta ndjekin takimin nga tribuna. Ndeshja luhet të shtunën në orën 19:00

S'KA KOMENTE

Comments are closed.