Skënderbeu përforcohet

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu

Ekipi ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e javës së 27-të ndaj Flamurtarit të Vlorës tek anekset e stadiumit “Skënderbeu” nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa dhe përgatitësit Atletik Iris Selimi.

Trajneri Josa e ka pasur kontigjentin e plotë gjatë seancës së sotme stërvitore me përjashtim të Bakary Nimaga që vijon stërvitjen i diferencuar.

Kontigjenti i ekipit të parë është shtuar këtë javë me 3 lojtarë të akademisë. Kështu Agim Zeka, Paolo Ivani dhe Dean Lici prej 3 ditësh kanë nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit, i cili dëshiron të “ingranojë” talentet e së ardhmes me ekipin e parë, bën me dije faqa zyrtare e Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.