Skënderbeu përforcon mbrojtjen në kuadër të Champions League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

genev

 

Kampionët e Shqipërisë nuk kanë ndërmend të rrijnë duarkryq në merkato duke parë mungesat në mbrojtje në prag të ndeshjes së Champions kundër Milsamit. Në fakt pas ndeshjes së kthimit kundër Crusaders si presidenti Takaj ashtu edhe trajneri Mirel Josa deklaruan se nuk do të afronin një tjetër qendërmbrojtës për të zëvëndësuar Osmanin dhe Arapin pasi koha në dispozicion ishte shumë e shkurtër. Gjithsesi pas këtyre deklaratave klubi është hedhur në merkato dhe ka afruar në skuadër mbrojtësin bullgar Viktor Genev.

Lojtari ka eksperienca të shumta në arenën ndërkombëtare dhe në 6 muajt e fundit ka luajtur në Skoci për Saint Mirren. Duke parë eksperiencën e lojtarit pritet që ai të jetë titullar që në ndeshjen e parë kundër Milsamit pasi Osmani dhe Arapi nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë. Sipas burimeve mbrojtësi ka nënshkruaj një kontratë 6 mujore me mundësi rinovimi në bazë të paraqitjeve të tij në fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.