Skënderbeu pranë firmës me lojtarin e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE

10559662_307816609390320_3439108932204730640_n
Rama

Skënderbeu po përjeton një moment me të cilin nuk jemi mësuar këto vitet e fundit të dominimit të tij në kampionatin shqiptar, ate të largimit në masë të futbollistëve të cilët kanë qënë shtyllë e këtij ekipi që ka korrur gjashtë trofe radhazi në gjashtë vitet e fundit.

E megjithatë presidenti Takaj, ndoshta edhe për të qetësuar tifozët, shprehet i sigurtë që jo vetëm Skënderbeu nuk do të shpërbehet, por lojtarë akoma më të mirë do të afrohen. Nëse është vërtet kështu, atëherë duhet ti besojmë zërave nga mediat sportive në Kosovë të cilat flasin për një afrim të mundshëm të Valdet Ramës te kampionët e Shqipërisë.

Ish-lojtar i ekipit Kombëtar, Rama ka një të kaluar të shkëlqyer, madje është bërë edhe futbollisti i parë me shtetësi shqiptare në Ligën e parë spanjolle. Më pas, dëmtimet e penguan shumë që të vazhdojë karrierën e tij si duhet ndërsa vetëm javët e fundit rinisi të aktivizohet me rregullsi në radhët e ekipit Munchen1860.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.