Skënderbeu prezanton drejtorin e ri sportiv

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Haris Fakiç do të jetë drejtori i ri i Skënderbeut. Presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj, ka prezantuar edhe afrimin e fundit në stafin teknik duke e plotësuar edhe të vetmen mangësi që klubi kampion kishte. Fakiç, 33 vjeçar nga Bosnia & Hercegovina është një ish-futbollist, por që prej 10 vitesh merret me menaxhimin e lojtarëve profesionistë të futbollit. Me afrimin e tij, Skënderbeu plotësohet akoma më shumë si ekip. Drejtori i ri sportiv do t’a marrë detyrën e tij ditën e nesërme, ndërsa detyrat e tij parësore do të jenë administrimi i akademisë bardhekuqe dhe gjithashtu administrimi i merkatos së skuadrës korçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.