Skënderbeu prezanton pasardhësin e Latifit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënderbeu gjen pasuesin e Liridon Latifit. Korçarët kanë zyrtarizuar pak minuta më parë mesfushorin e skuadrës  maqedonase të Rabotnički, Suad Sahiti.

Mesfushori me origjinë kosovare luan prej 3 vitesh në Maqedoni, teksa ka shënuar 2 gola në 44 ndeshje. 23-vjeçari shihet si zgjedhja perfekte për të zëvendësuar Latifin, i cili do të largohet pas ndeshjes së dytë me Dinamon e Zagrebit.

Sahiti luan në të tre pozicionet e mesfushës, si në të majtë, qendër dhe në të djathtë. Shifra e transferimit të tij ende nuk është bërë e ditur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.