Skënderbeu qan duke qeshur ndaj Dinamos (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

formJanë zyrtarizuar edhe formacionet e ndeshjes Dinamo Zagreb – Skenderbeu. Kështu, për të zëvendësuar mungesën e Salihit në majën e sulmit, Josa ka vendosur befasisht për Liridon Latifin e jo për bullgarin Hristov. Teksa nga minuta e parë do ta nisë Progni në të djathtë të sulmit. Verehet edhe lenia ne stol e Nimagas ne favor te Eskerdinjes.

dzNdërkohë që konfirmohet edhe rikthimi i Arapit në të majtë të mbrojtjes. Kurse te Dinamo e Zagrebit është thuajse i njëjti formacion që përballoi ndeshjen e parë, përjashto vetëm Coric që luan nga fillimi në vend të Rog.

dinamo vs skenderbeu

Pjesa e parë

Dy trajnerët Mamic dhe Josa surprizojnë që në fillim duke bërë disa ndryshime në formacionet startuese. Ndeshja fillon menjëherë me ritëm pasi Dinamo dhe Skënderbeu luajnë hapur, kroatët për të siguruar kualifikimin ndërsa korçarët për të shpresuar. Kalojnë vetëm 9 minuta lojë dhe Dinamo Zagreb gjen golin e avantazhit me anë të algjerianit Soudani i cili shënon me kokë nga fare pranë pas një krosimi në zonë. Pa u shuar ende entuziazmi për golin e Dinamos, Skënderbeu hidhet në sulm, Lilaj pason një top të gjatë për Vangjelin i cili i vjedh kohën mbrojtësit kundërshtar dhe kur është fare pranë portjerit Eduardo topi devijohet dhe shkon drejt e në këmbët e Esquerdinhas i cili shënon me portën e boshatisur. Skënderbeu fiton besim me golin e shënuar dhe luan pa frikë kundër kroatëve por janë sërish këta të fundit që shfaqen më rrezikshëm pranë zonës së korçarëve dhe në minutën e 15 arrijnë të shënojnë me anë të sulmuesit Hodzic i cili godet nga hyrja e zonës duke mposhtur Shehin. Pas vetëm 2 minutash Skënderbeu mund të kishte barazuar sërish shifrat por gjuajtja e Radas nga goditja e dënimit u ndal në shtyllën e portës së kroatëve. Në minutën e 38’ Lilaj godet nga jashtë zone por topi përfundonc për pak larg portës. Në fund të pjesës së parë kroatët kanë shansin të shënojnë sërish por Shehi ndalon gjuajtjen e Soudanit duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

zagrebi

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës nis mirë për Skënderbeun duke qenë se pas vetëm 3 minutash lojë, mesfushori i Dinamo Zagreb, Goncalo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të lërë skuadrën e tij me 10 vetë. Në minutën e 53’ Gerhard Progni merr një top shumë të mirë në hyrje të zonës por godet shumë keq edhe pse gjendej krejtësisht i pashqetësuar. Ligji i pashkruar i futbollit, po nuk shënove do pësosh. Kalojnë vetëm 3 minuta lojë dhe Dinamo shënon golin e 3-të me anë të Taravel i cili godet pas një topi të larguar keq në zone në vijim të një goditjeje këndi. Korçarët humbin qetësinë dhe nuk arrijnë të bëhen të rrezikshëm. Në minutën e 65’ Josa hedh në fushë Piter Olainkën, njeriu i cili më shumë ka ngritur polemika rreth vetes këtë verë, ky i fundit zë vendin e Bernard Berishës. Në minutën e 70’ të takimit Marko Pjaca mund të shënonte golin e 4-të për skuadrën e tij por gjuajtja përfundon shumë pak lart kuadratit. Fakti që kroatët luajnë me 10 lojtarë nuk ndihet fare në fushën e lojës, madje janë këta të fundit që shfaqen më të rrezikshëm dhe krijojnë më tepër volum loje pavarësisht inferioritetit numerik. Në minutën e 80’ Soudani shënon dopietën personale dhe golin e 4-t për Dinamo Zagreb duke i dhënë goditjen e nokautit Skënderbeut. Korçarët e humbin toruan dhe nuk arrijnë të organizohen ndërsa Dinamo ka mundësi të shënojë golin e 5-të. Në minutën e 89’ Nimaga gjendet krejt i vetëm në zonë dhe godet në ajër por pa arritur të gjejë portën. Hristov tenton të shënojë në minutën e fundit shtesë por nuk gjen dot rrugën e golit. Mbyllet kështu aventura e Skënderbeut në Champions League teksa korçarët tashmë i presin grupet e Europa League, me shpresën se do të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi edhe në arenën europiane.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar gjatë takimit:

 

https://www.youtube.com/watch?v=ooVQODF3eng

S'KA KOMENTE

Comments are closed.