Skënderbeu, qetësohet trajneri Agostinelli, rikthehen tre titullarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15304249_1198435536860832_6284256582994029469_oPas barazimit në Gjirokastër kundër Luftëtarit, tashmë Skënderbeu duhet të mendojë për një tjetër transfertë delikate, atë të Shkodrës, kur do të takojnë Vllazninë që po kalon një moment mjaft pozitiv. Pavarësisht se është para një transfertë të vështirë, numri një i pankinës bardhekuqe, Andrea Agostinelli mund të marrë frymë lirisht, pasi të paktën do të ketë një grup më të plotë lojtarësh pas pesë mungesave në ndeshjen kundër Luftëtarit.

Andrea Agostinelli tashmë mund ta ndërtojë i qetë skuadrën duke e përgatitur në mënyrën më të mirë takimin e radhës që do të luhet të dielën në Shkodër. Ditën e sotme trajneri i Skënderbeut ka parë të rikthehet në stërvitje lojtarë si Marko Radas, ashtu edhe Hamdi Salihi që, së bashku me mesfushorin Nimaga, tashmë janë pjesë e ekipit.

Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije për minuta90.com se, përpos mesfushorit Nimaga që u pa të ishte gati për ndeshjen e Gjirokastrës, edhe Marko Radas dhe goleadori Hamdi Salihi tashmë mendohet të jenë gati për ndeshjen kundër Vllaznisë. Të dy lojtarët, si mbrojtësi edhe sulmuesi kanë zhvilluar të plotë seancën stërvitore duke dhënë shenja të mira rikuperimi, ndërsa pritet që dita e sotme të tregojë ekzaktësisht nëse është gati apo jo.

Megjithatë, mungesat do të jenë prezente, duke filluar që nga Malaj, i cili vijon të jetë ende i dëmtuar e deri tek Osmani që do të mungojë sërish për arsye familjare. Këtyre dy lojtarëve u është shtuar edhe mungesa e mesfushorit Argjend Mustafa, i cili ndaj Luftëtarit u ndëshkua me karton të verdhë duke plotësuar numrin. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.