Skënderbeu, rikthehen tre, por ka ende probleme, ja situata

0
SHPËRNDAJE

15392838_1207903762580676_7733025221621802129_oSkënderbeu ka nisur dje përgatitjet anti-Tirana, ndërsa ditën e sotme vazhduan me të njëjtin ritëm. Grupit i janë rikthyer në stërvitje Marko Radas, Gledi Mici dhe Tefik Osmani.

Dy të parët janë plotësisht gati për ndeshjen e së mërkurës, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të tretin. Osmani mbetet ende pezull dhe dy seancat e fundit do të jenë vendimtare për të vendosur nëse do të luajë apo jo ndaj bardhebluve.

Pikëpyetje ka edhe për mesfushorin Argjend Mustafa. Futbollisti ka pësuar një goditje në takimin e fundit që u luajt në Durrës.

Stafi mjekësor është duke punuar shumë në mënyrë intensive që kosovari të rikthehet, por burime të sigurta të minuta90.com pranë ekipit të Skënderbeut bëjnë me dije se ka pak shanse që të riaftësohet në kohë. Kjo e shqetëson disi trajnerin Andrea Agostinelli, pasi kujtojmë që këtë të mërkurë mungesa e vetme për shkak kartonësh është e ajo e mesfushorit tjetër, Nurudeen Orelesi.

Duke qenë se të dy kanë një stil loje, atëherë kjo do të jetë një pengesë e madhe për ndërtimin e mesfushës. Megjithatë, në rastin më të keq, zgjidhja do të gjendet te Bakary Nimaga, i cili do të rikthehet në mesin e fushës.

Por, edhe pse Skënderbeu ka edhe 1 ditë tjetër kohë për të përgatitur ndeshjen me Tiranën, duket se stafi teknik me në krye trajnerin Agostinelli e kanë fiksuar që tani 11-shen. Porta i mbetet “gardianit” Shehi, në krahët e mbrojtjes do luajnë Vangjeli dhe Mici, nëse Osmani nuk do të jetë gati, në qendër priten Radas dhe Jashanica.

Në mesin e fushës dyshja Nimaga-Lilaj është thuajse e bërë, ndërkohë që para tyre Gavazaj, Adeniyi dhe Latifi do të jenë në shërbim të majës së sulmit që do të jetë Hamdi Salihi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.