Skënderbeu rikthen numrin 10-të. “Uron” ish kapiteni Shkëmbi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Donjet Shkodra do të mbajë numrin “10”-të te Skënderbeu, numër ky që më parë nga Bledi Shkëmbi, gjashtë herë radhazi kampion me korçarët.

Ishte menduar që ai numër nuk do të ishte më në qarkullim te Skënderbeu, por në listën e publikuar nga UEFA, shihet që mesfushori nga Gjilani do ta mbajë atë numër.

Në lidhje me këtë ka bërë një koment të shkurtër edhe ish-kapiteni Shkëmbi, që në “Sport Ekspres” ka deklaruar:

“Meqë u kthye numri 10, ishallah Skënderbeu del përsëri kampion. Pa numrin 10 sezonin e fundit nuk pati fat. Uroj të rikthehet dhe të dalë kampion”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU