Skënderbeu, rrezik “black-out”-i në Belfast prej pabesisë së irlandezo-veriorëve

0
SHPËRNDAJE

stervitja
Pamje nga stervitja e fundit e korcarve ne Belfast

Skëndërbeu ka zhvilluar në Belfast stërvitjen e fundit, para ndeshjes së nesërme të vlefshme për kthimin e turit të dytë eliminator të Champions League. Sfida e parë përfundoi me shifrat 4-1 për korçarët përballë kampionëve të Irlandës së Veriut. Mirëpo, ndryshe nga një jave më parë, këtë herë tifozët rrezikojnë të mbesin pa e shikuar skuadrën e tyre të zemrës, sikur të mos mjaftonte fakti që në shtetin britanik s’kanë udhëtuar fansa.

krujSkenderbeu
Pjesëtarë të klubit korçarë mësohet se kanë kontaktuar me perfaqësues të kanalit Supersport, teksa përgjigjia që kanë marrë ka qenë keqardhja për faktin se irlandezo-veriorët nuk e kanë mbajttur fjalën. Po, sepse Supersport ua dha sinjalin e ndeshjes, por ata ende jo. Gjithsesi deri nesër mund të ketë ndonjë të re, prandaj duhet parë se ç’parë se çfarë do të ndodhë. Edhe mund të transmetohet, por për momentin, është…jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.