Skënderbeu shëndrrohet në “ekip kombëtar”, 12.000 tifozë në stadium

0
SHPËRNDAJE

Ditë pas dite është folur për ritëm të lartë të shitjes së biletave, por tashmë është fakt që në stadiumin “Elbasan Arena” sot do të ketë një numër rekord tifozësh, më shumë se në një ndeshje të kombëtares. Stadiumi do të jetë i mbushur në gjithë kapacitetin e tij, 12.000 vende.

Në fakt, skuadra korçare është shndërruar në një kombëtare këto ditë dhe të gjithë duan ta mbështetin të kalojë Dinamo Zagreb, jo vetëm tifozët korçarë. Këta të fundit do jenë më shumë se 7000 në stadium, ndërsa të tjerët do të jenë tifozë të skuadrave të tjera, që duan gjithsesi suksesin e Skënderbeut. Korçarët janë shumë afër një rekordi sa i takon rezultateve në Europë, ndërkohë që një rekrod, atë të tifozëve, tashmë e kanë arritur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.