Skënderbeu shënon 5 herë në Andorrë, kundërshtari i radhës është Kairati

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu është kualifikuar në turin e dytë eliminator të Europa League ku do të përballet me kazakët e Kairat Almatit.

Korçarët nuk kanë pasur vështirësi në takimin e kthimit në Andorrë ndaj modestëve të Sant Julia, teksa kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 0-5, pasi kishin fituar dhe ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Seria e golave u hap që në minutën e 2-të me golin e sulmuesit Goran Vujoviç, ndërkohë që në të 38-n ishte James Adeniyi ai që dyfishoi shifrat.

Goli i tretë u shënua në minutën e 79′ falë mesfushorit kosovar Liridon Latifi, ndërsa i 4-ti dhe i 5-ti u realizuan në minutën e parë dhe të tretë të shtesës më autorë mbrojtësin Kristi Vangjeli dhe mesfushorin Liridon Latifi. /minuta90.com/

Sant Julia-Skënderbeu 0-5

Golat: Vujoviç 2’, Adeniyi 38’, Latifi 79’, 90’+3, Vangjeli 90’+1

Sant Julia (4-4-2): Vidal, Vigo, M. Rodriguez (Alves 74’), Zarioh, E. Rodriguez, Serra, Girau, Blanco, Zugiç (Brito 46’), Baffoe, Villanueva (Nicolas 46’) (në dispozicion: Canal, Cellay, Maciel, R. Rodriguez) Tr: Luis Blanco

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Nimaga 51’), Lilaj, Gavazaj (Shkodra 62’), Adeniyi, Latifi, Vujoviç (Muzaka 46’) (në dispozicion: Teqja, Dita, Taku, Gripshi) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Kai Erik Steen, Jan Erik Engan, Tom Harald Gronevik, Tom Harald Hagen

Kartonë të verdhë: M. Rodriguez 41’, Blanco 52’ / Vujoviç 41’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU