Skënderbeu – Crusaders 4-1. Salihi & Co “tërbojnë” Korçën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


skenderbSkënderbeu –  Krusaders 4-1

Golat: Nimaga 15′ Salihi 35′ 83′ Berisha 76′/ Ouens 48

Formacionet 
Skënderbeu: Shehi, Arapi, Osmani, Radas, Vangjeli, Nimaga, Shkëmbi, Latifi, Berisha, Hristov, Salihi

Trajner: Mirel Josa

Kruseders: Onill, Bërns, Magouan, Meklin, Robinson, Miçell, Kadell, Klark, Ouens, Hatli, Karvill

Trajner: Stefen Bakster.

Gjyqtar kryesor: Alekander Harkam (Austri)
Asistentët: Andreas Uitshnig, Riçard Huebler, Andreas Heis.
11737958_886372831400439_8690340577539799760_n

Pjesa e parë

Kampionët në fuqi të Superiores kanë dominuar pjesën e parë të takimit duke sulmuar gjatë gjithë kohës kundërshtarin e tyre. Ashtu dhe siç pritej korçarët janë hedhur menjëherë në sulm të ndihmuar edhe nga faktori fushë dhe tifozeria e zjarrtë. Pas disa shkëndijave fillestare, Skënderbeu fillon të bëhet i rrezikshëm në sulm dhe pas një kombinimi të bukur midis Shkëmbit, Berishës dhe Nimagas arrin të gjejë golin e avantazhit. Goli i karikon më tepër korçarët që hidhen në kërkim të golit të dytë, i cili vjen si pasojë e një gafe të portjerit të Crusaders i cili nuk arrin të kontrollojë siç duhet një gjuajtje nga jashtë zone duke i dhënë mundësinë Hamdi Salihit të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shtyjë topin në rrjetë. Shkodrani ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur dhe i jep Skënderbeut një avantazh të rëndësishëm në pritje të pjesës së dytë.

Pjesa e dytë

Me fillimin e pjesës së dytë, irlandezo veriorët arrijnë të ngushtojnë diferencat me anë të një goli të Owens. Korçarët nuk janë dakord me këtë rezultat dhe i përqëndrojnë të gjitha forcat në sulm, të bindur për një fitore me diferencë golash që do i lejonte të udhëtonin të qetë drejt Irlandës së Veriut. Në minutën e 76-të është Bernard Berisha ai që ngre në këmbë tifozët duke e çuar rezultatin në 3-1. Pas 7 minutash nga goli i 3-të Hamdi Salihi tregon se nuk e ka humbur ende instiktin e golit dhe se Skënderbeu ka bërë mirë që investoi tek ai. Shkodrani ndryshon rezultatin dhe vulos përfundimisht ndeshjen në 4-1 duke i dhënë korçarëve një avantazh të konsiderueshëm në prag të ndeshjes së kthimit. Korçarët mund të flejnë të qetë sonte pasi do të kenë gjithë kohën e nevojshme për ta pergatitur siç duhet ndeshjen e kthimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.