Skënderbeu, shtohen mungesat ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Skënderbeut vijon me intensitet të plotë, por jo çdo gjë shkon ashtu si trajneri Josa dëshiron. Për ndeshjen ndaj Vllaznisë, korçarët do të vuajnë shumë mungesa të rëndësishme në formacionin titullar. Ajo që shqetëson më shumë stafin teknik është mungesa e “bomberit” Hamdi Salihi, i cili nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e rradhës ndaj skuadrës së tij të zemrës. Gjithashtu në repartin e sulmit do të mungojë edhe dyshja Arbër Abilaliaj dhe Sebino Plaku, të cilët vuajnë disa dëmtime të vogla.

Skënderbeu në stërvitje
Skënderbeu në stërvitje
Veç tyre janë shtuar eshe problemet në mesfushë, ku pas zyrtarizimit të mungesës së Nimagës, vijnë të tjera lajme negative për stafin teknik. Në stërvitjen e fundit kanë shfaqur probleme edhe dy lojtarë të tjerë që mendohet se do të ishin pjesë e formacionit në këtë ndeshje. Kapiteni Bledi Shkëmbi dhe mesfushori brazilian Esquerdinha kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj shkodranëve që do të luhet të shtunën në Korçë. Trajneri Josa duhet të mendojë për alternativat e tyre, por me kontigjentin që ka në dispozicion nuk do të jetë e vështirë për t’i gjetur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.