Skënderbeu s’humbet kohë, në Korçë nis anti-Kukësin

0
SHPËRNDAJE

skstPas kthimit që gjatë natës së të martës nga Zagrebi, Skënderbeu është grumbulluar në Korçe, ku gjatë pasdites së sotme ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Kukësit, ndeshje që është vendosur të luhet ditën e shtunë në ora 20:00 ne stadiumin “Skenderbeu”. Natyrisht ka qenë më shumë një seancë e karakterit shkrythës për ata që zbritën në fushë në “Maksimir”, ndërsa për të tjerët ka qenë më e plotë. Të vetmit që duhet të nisin nesër stërvitjen janë Radas e Arapi, të cilët humbën avionin të martën si pasojë e antidopingut dhe kanë ardhur sot nga Kroacia.

skeStSiç mund të konfirmohet nga pamjet e seancës stervitore të zhvilluar sot në ambientet e stadiumit “Skenderbeu”, ekipi nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë të mendojë që të zhytet në “realitetin” e kampionatit, javën e parë të të cilit nuk e luajti pikërisht për të qenë i përqendruar te sfida me Dinamon e Zagrebit, nga ku u eliminuan pas dy humbjeve 1-2 dhe 4-1. Mbetet të shihet nëse kampionati do të niset mirë, apo do të lërë pasoja një skualifikim i rëndë i pësuar me kroatët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.