Skënderbeu, superior ndaj Kukësit në ndeshjet në Korçë

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu dhe Kukësi nuk është se kanë një histori të gjatë mes tyre. Historia u takon viteve të fundit, kur dy skuadrat kanë qenë rivale për titullin kampion. Kukësi e ka pasur gjithmonë të vështirë në stadiumin “Skënderbeu” dhe bilanci i 9 përballjeve në Korçë është në favor të vendësve.

Skënderbeu e ka mundur 4 herë ekipin verior, 4 takime kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 herë ka fituar Kukësi në Korçë, konkretisht 4 vite më parë, në vitin 2013. Në atë kohë Kukësi fitonte 1-3 në stadiumin juglindor, me dy gola të Prognit dhe një të Hoxhës. Golin e vetëm për Skënderbeun e shënoi kapiteni Shkëmbi në minutat e shtesë. Fitorja e fundit e Skënderbeut është ajo e shkurtit të vitit të kaluar, kur korçarët fitonin 3-1, me 2 gola të Salihit dhe një të Xhejmsit, kurse për Kukësin shënonte Dvornekoviç. Vetëm një ndeshje është luajtur në muajin dhjetor, më 1 dhjetor të vitit 2012 dhe është fituar nga Skënderbeu 2-0. Ndeshja e radhës luhet më 2 dhjetor.

 

Ndeshjet e luajtura në Korçë

17-03.2017

Skënderbeu-Kukësi    1-1

22.10.2016

Skënderbeu-Kukësi     0-0

07.02.2016

Skënderbeu-Kukësi     3-1

29.08.2015

Skënderbeu-Kukësi     1-0

23.02.2015

Skënderbeu-Kukësi     1-1

19.09.2014

Skënderbeu-Kukësi     2-0

30.04.2014

Skënderbeu-Kukësi     3-3

18.09.2013

Skënderbeu-Kukësi     1-3

01.12.2012

Skënderbeu-Kukësi     2-0

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU