Skënderbeu / Takaj: Duam të futemi përsëri tek grupet e Europa League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Europa League/ Pas një viti pezullim, Skënderbeu po tregon se në Europë është flamurtar i futbollit shqiptar duke arritur në raundin e 3-të kualifikues të Europa League. Për Presidentin Ardjan Takaj, nuk ka qenë një periudhë e lehtë, pezullimi në arenën ndërkombëtare dhe titulli i hequr në Shqipëri. Këto fitore për Takaj-n janë dhe tregues i forcës së vërtetë të këtij ekipi, që në një intervistë ekskluzive për Sport News flet për kualifikimin, rikthimin e skuadrës në Europë por dhe cëshjet e merkatos.

“Më vjen mirë pasi po tregojmë vlerat tona më të mira dhe gjithë këto sulme në këto dy vjet kanë ndikuar dhe ato në forcimin tonë.”

Për Takaj-n dhe titulli i hequr ndaj skuadrës është një vendim jo i drejtë, pasi ekipi i ka fituar ato trofe me mund në fushë.

“Ne e dimë që i kemi fituar ato tituj me djersë në fushën e lojës dhe dënohemi për ndeshjet me të bukura të kampionatit shqiptar.”

Pas kalimit të Kairatit objektivi mbetet i qartë: kualifikim sërish në fazën e grupeve të Europa League.

“Arritja në grupet e Europa League është objektivi i vetë klubit por se sa do ta arrijmë është dhe punë fati sepse mund të kesh përballë në raundin e play off dhe ekipe shumë të forta, megjithatë ne shpresojmë që këtë synim që i kemi vënë vetes ta realizojmë.” 

Në merkaton e korcarëve, Latifi është emri më i lakuar. Për presidentin e Skënderbeut transferimi i tij është i mundur por lojtari për momentin duhet të përqëndrohet te paraqitjet me skuadrën në Europë.

“Jemi në bisedime për shitjen e Latifit, por nuk dua të përmend emra pasi për momentin lojtari duhet të përqëndrohet të bëjë mirë në Europë dhe besoj se kjo përvojë i bën mirë dhe vetë atij.”

Në fund dhe keqardhje për eliminimin e Kukësit, me Takaj-n që thekson se për të mirën e futbollit shqiptar kampionët duhet të ishin kualifikuar dhe për faktin se e meritonin dicka të tillë.

“Më vjen keq që Kukësi u eliminua pasi ishtë vërtetë i pafat. Skuadra bëri gjithcka në fushë, fitoi penallti, goditi traversën, goditi shtyllën krijoi raste por ishte shumë shumë e pafat. Por ky është futbolli dhe ndonjëherë bëhet i padrejtë. Kukësi meritonte të kalonte dhe kjo do të kishte qenë dhe në të mirën e futbollit shqiptar, pasi sa më të shumtë të jemi në europë aq më mirë është.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.