Skënderbeu, Takaj merr vendimin për trajnerin Agostinelli

0
SHPËRNDAJE

15002301_1171465479557838_1743445145103350845_o

Pas shumë spekulimeve në lidhje me fatin e trajnerit Andrea Agostinelli, tashmë është vendosur gjithçka.

Italiani nuk do të shkarkohet nga pankina e Skënderbeut, të paktën për momentin. Burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se, ky është vendimi që ka marrë kreu i klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj.

Presidenti i bardhekuqve ka vendosur që t’i japë një tjetër shans trajnerit Agostinelli për të vijuar detyrën e tij.

Ndeshjet e rradhës në Kupë ndaj Apolonisë dhe Korabit në kampionat do të jenë provat vendimtare për fatin e trajnerit Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.