Skënderbeu, taktikë për dobësimin e rivalit?

0
SHPËRNDAJE

vilaa
Emiliano Vila, synimi i rashe per Skenderbeun

Skënderbeu duket përsëri në formë dhe kandidat kryesor për titull pasi ndonëse është përjashtuar nga Kupat e Europës, ka menaxhuar mirë situatën duke mos lejuar degradimin e skuadrës, gjë që ndodh rëndom në skuadrat shqiptare në përfundim të cdo edicioni.

Por jo vetëm kaq. Kampionët në fuqi kërkojnë të përforcohen edhe më por një interesim i fundit i tyre për mesfushorin Emiliano Vila sic raporton Panorama Sport, jep më shumë përshtypjen e kërkimit të dobësimit të kundërshtarit pasi ekipi korcar ka një mesfushë të kompletuar tashmë e përvec kësaj, edhe Vila nuk është se po kalon një formë të mirë fizike.

Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe është më mirë një mbipopullim për tu paraprirë edhe dëmtimeve e ngarkesës së madhe të sezonit, sesa të kesh mangësira në kontigjent.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.