Skënderbeu tashmë nuk ndalet

0
SHPËRNDAJE

Skenderbeu-PartizaniDeklarata e Skenderbeut

Duke marrë shkas nga shkrimet e ndryshme në median e shkruar dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe ambjentin sportdashës në Korçë se Skënderbeu nuk është dënuar absolutisht për asnjë ndeshje specifike ndryshe nga çfarë shkruhet sot.Vendimi vjen si pasojë e një hetimi për 6 vitet e fundit.Raporti dhe vendimi nuk ka asnjë fakt se klubi ynë ka trukuar por kemi të bëjmë me aludime, burimet e të cilave janë mediat Shqiptare dhe rrjetet sociale.Qesharake apo jo kjo është e verteta.Shumica ketyre ndeshjeve të dyshuara kanë dështuar të trukohen dhe ky është një fakt.Klubi ynë nisur nga ky raport i mbushur me aludime dhe aspak i faktuar shprehet i bindur se fitorja e madhe do vijë në CAS atje ku kombëtarja Shqiptare fitoi të drejtën e saj muaj më parë.Lusim mediat e ndryshme të mos aludojnë në dëm të klubit tonë dhe tifozëve Korçarë.Ky është një hetim 6-vjeçar që u justifikua nga organet e UEFA-s me një dënim aspak të faktuar.Një hetim 6-vjeçar që nuk ka asnjë provë që implikon klubin tonë.Shkojmë të qetë në organin më të lartë të drejtësisë sportive.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.