Skënderbeu – Tërbuni 2-3/ Pukjanët shtangin kampionët në Korçë

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Tërbuni 2-3

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj, Esquerdinha, Progni, Latifi, Renatinho, Xhejms. Trajner: Mirel Josa

Tërbuni: Haxho, Kule, Tasić, Beci, Kaçaj, Karakaçi, Dedyn, Marku, Lala, Uilker, Jovanovic. Trajner: Viktor Gjoni


 

Superiorja/ Skënderbeu ka bërë një hap fals të papritur teksa është mposhtur në shtëpi 2-3 nga Tërbuni në një ndeshje totalisht të çmendur. Ka qenë një takim i nisur qetë nga të dyja skuadrat teksa Skënderbeu dukej se e kishte marrë lehtë, por ekipi i Tërbunit shfaq më shumë dëshirë për të bërë diçka pozitive në këtë përballje. Loja përqëndrohet në mesfushë në minutat e para, teksa korçarët marrin iniciativën për të sulmuar, por ndalen në mbrojtjen vendase. Teksa askush nuk e mendonte, në minutën e 23′ të sfidës, Endri Lala bën të heshtë i gjithë stadiumi. Tërbuni kalon në avantazh teksa sulmuesi i saj, Lala, shfrytëzon mjaft mirë një përgjumje të mbrojtjes korçare duke e dërguar topin në rrjetë. 0-1, por asgjë nuk u mbyll këtu pasi në minutën e 43′ vjen edhe goditja e dytë. imageËshtë serbi Jovanovic që merr një top në kufinjtë e zonës dhe fare pranë portës ndëshkon për herë të dytë Shehin duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2, duke i lënë të shtangur të gjithë në Korçë. Por pjesa e dytë fillon ndryshe, pasi Josa hedh në fushë Hamdi Salihin i cili bën menjëherë diferencën. Sulmuesi shkodran shkurton shifrat e golave teksa në minutën e 55′ e dërgon rezultatin në 1-2 duke rihapur menjëherë ndeshjen pas një penalltie të kthyer në gol. Ndërkohë loja vazhdoi me korçarët në sulm, teksa goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 84′. Është sulmuesi Sebino Plaku i cili do të nxjerrë korçarët nga situata e vështirë me golin e tij duke i dërguar shifrat në 2-2. Pavarësisht kësaj, goli i Plakut nuk mjaftoi pasi në minutën e 93′ skuadra e Tërbunit do të bënte surprizën e madhe. imagePukjanët do të realizonin golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes. Është Abaz Karakaçi që me golin e tij i shkakton humbjen e parë Skënderbeut në shtëpi duke i dhënë një tjetër rast të mirë Partizanit të rihapë çështjen titull. Ndërkohë korçarët shtangen në shtëpi nga një ekip që ka dalë nga kategoria.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.