Skënderbeu, tjetër fytyrë me Shkëmbin dhe Plakun në fushë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi

Superiorja/ Gara për titull në Kategorinë Superiore është futur në fazën finale të saj, teksa skuadra e Skënderbeut tashmë ka dhënë shkëndijën se është rikthyer të jetë ajo skuadra që komandon futbollin shqiptar. Pas dy humbjeve rradhazi, korçarët reaguan ndaj Tiranës duke marrë një fitore me mjaft vlera që i mban sërish në krye të renditjes. Edhe njëherë në këtë përballje ekipini drejtuar nga Mirel Josa hasi vështirësi të mëdha ndaj kundërshtarit të rradhës pasi po zhvillonte një lojë jo në nivelin e duhur.

Sebino Plaku
Sebino Plaku

Trajneri korçar bëri ndëryrjet e duhura në zëvëndësime teksa ashtu si ndaj Tërbunit një javë më parë hodhi në fushë Bledi Shkëmbin dhe Sebino Plakun, teksa menjëherë u pa qartë ndryshimi i lojës. Me aktivizimij e dy lojtarëve skuadra e Skënderbeut jo vetëm filloi të ishte më e qartë në lojë, por shtoi edhe manovrat sulmuese drejt portës së kundërshtarëve. Edhe ne sfidën ndaj Tërbunit, pavarësisht humbjes, me futjen e dyshes Plaku – Shkembi në lojë situata ndryshoi. Pa frike mund të themi se skuadra kampione me të dy këta lojtarë ka një tjetër fytyrë në fushën e lojës, teksa me aktivizimin e tyre trajneri Josa ka arritur të ndryshojë totalisht lojën e ekipit të tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.