Skënderbeu vazhdon marshimin, Latifi “likujdon” Teutën

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu – Teuta 1-0

Shënues: Latifi 7′

Superiorja/ Skënderbeu nuk e ka ndjerë aspak presionin e Partizanit pas fitores që këta të fundit arritën në transfertë me Bylis me rezultatin e pastër 0-2. Kampionët korçarë kanë vazhduar serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e rradhës duke mposhtur Teutën në “shtëpi” me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i shpejtë i Latifit që në minutën e 7′-të për të siguruar 3 pikët e qetësisë për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa. Një ndeshje e cila nuk ka shpëtuar pa polemika, teksa skuadra e drejtuar nga Magani ka bërë mjaft rezistencë duke i hapur probleme Skënderbeut ashtu si në dy fazat e para. imagePolemika kanë shkaktuar dy gola të shënuar nga vendasit, teksa goli i Latifit duket tepër i dyshimtë dhe ndoshta duhej të anullohej por nuk përfundoi këtu. Në minutën e 23′ Hamdi Salihi shënon një gol të rregullt, por që anullohet nga arbitri i cili e konsideron të parregullt duke lënë në fuqi rezultatin 1-0. Rezultat ky që do të mbeteje i pandryshuar deri në fund pasi të dyja skuadrat nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës. Rastin më të mirë për të mbyllur ndeshjen e ka patur Hamdi Salihi, i cili mori përsipër ekzekutimin e një 11 metërshi. Goditja e sulmuesit u ndal nga portieri Moçka që bëri mrekullinë ndaj “bomberit” shkodran. Me këtë fitore ekipi i Skënderbeut ruan distancën prej 4 pikësh me Partizanin, ndërkohë që Teuta zbret në vendin e katërt në kuotë të barabartë pikësh me Kukësin, plot 41.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.